Rama mban fjalën që i dha Tabakut, poston videon duke pirë ujë nga çezma: Tani si tironse që je…

22 April 2022, 18:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama mban fjalën që i dha Tabakut, poston videon duke pirë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në mënyrën e tij ironike akuzave të deputetes së PD-së Jorida Tabaku.

Edi Rama dhe Jorida Tabaku patën një debat të fortë dje në Kuvend lidhur me konsumin e ujit të pijshëm në çezmat e shtëpive në Tiranë.

Pas komenteve të deputetes Tabaku e cila tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm, kryeministri Rama reagoi duke thënë se ai do të pinte ujë nga çezma dhe videon do e postonte në “Tik-Tok”. Veprim që e ka kthyer në realitet sot.

“Pini ujë Tirone dhe ti Jorida si tironse duhet të pish ujë Tirone. I premtova asaj Joridës se do pi ujë nga çezma. Keni çezmë të pi pak se thonë që s’pihet.”, shkruan Rama bashkangjitur videos.

@ediramatiktok

Gëzuar Jorida pi uj Tirone????????????

♬ original sound - EdiRamaTikTok

Video