"Me mi pas lyp t'i kisha dhon", reperi publikon videon e hajdutit që i vodhi atletet te dera e shtëpisë

22 April 2022, 11:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Me mi pas lyp t'i kisha dhon", reperi publikon videon e hajdutit
Pamjet nga kamerat

Gold Ag ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë tek hyrja e ndërtesës ku ai banon. Nga pamjet e publikuara shihet se si një djalë i ri është afruar tek dera e reperit dhe ka vjedhur atletet e tij.

 “Po të m’i kërkoje do t’i jepja me dëshirë’’, ka thënë mes tjerash Ariani.

“Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat. Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.Ramazani dikuj s’ja len shejë

Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku.

Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki.

Allahu të udhëzoftë’’, ka shkruar reperi sipër videove.

 


Video