Aktori i njohuri i humorit Julian Deda nuk i ka kursyer, ‘kolegët për të thënë atë që është e vërtetë sipas tij. Deda ka rezervat e tij kur bëhet fjalë për “Portokallinë” për të cilën thotë se ka qenë ndoshta vendi i vetëm ku ka punuar dhe ka pasur ‘bërryla’.
I ftuar në një emision televiziv, Juli tha se 90% të rasteve ku ai ka punuar nuk ka pasur një gjë të tillë, pasi secili pjesëtar në skuadrën e tij ka parë gjithmonë punën e vet.
"Të paktën në 90% të rasteve ne nuk kemi pasur as bërryla dhe as shkopinj nëpër rrota. Pse? Sepse unë mendoj në çdo vend që kam punuar, secili prej nesh ka zënë vendin e vet të pacënueshëm nga dikush aty rreth e rrotull. Pra secili ka vlerat e veta, karakterin e vet, pagën e vet që nuk ia dimë njëri-tjetrit fare dhe mendoj se jemi të gjithë të lumtur me pozicionin që kemi dhe nuk kemi pse të kemi bërryla. Në Portokalli mund të ketë pasur bërryla, por nuk e kemi ndjerë ne atëherë sepse na vinte mirë kur na e fusni”-tha ai.
Pas largimit nga ‘Portokalli’ Juliani u bë pjesë e ‘Apartamenti 2XL’ e tanimë është në ‘Klanifornia’.
“Ne nuk u larguam nga ‘Portokallia’, neve na zbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na zbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim. Ishin kapriçot e regjisorit, Altin Basha ato që çuan në largim”– ka deklaruar aktori.