"Dilni nga shtëpia", mesazhi që u erdhi qytetarëve në telefonë pak momente para tërmetit

23 April 2022, 09:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dilni nga shtëpia", mesazhi që u erdhi qytetarëve
Bosnje Hercegovina, mbrëmjen e djeshme është goditur nga një tërmet me magnitutë 6 ballë

Bosnje Hercegovina, mbrëmjen e djeshme është goditur nga një tërmet me magnitutë 6 ballë. Ndërkohë mediat e huaja, bëjnë me dije se pak para tërmetit qytetarët kanë marrë një mesazh në telefonat e tyre që të dalin jashtë shtëpive.

Siç raportohet është hera e parë që përdoruesit e këtij sistemi operativ informohen për rreziqet e mundshme në këtë mënyrë. Njoftimi ka habitur përdoruesit ndërkohë vetëm pas disa sekondave janë tronditur nga tërmeti. Në mesazh u është thënë që të dalin nga shtëpitë, të mbyllin gazin, të dalin përpara dhe të shmangin ndërtesat e dëmtuara.

 


Video