Putin fajëson BE: Po nxit edhe më tej luftën në Ukrainë

22 April 2022, 17:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Putin fajëson BE: Po nxit edhe më tej luftën në Ukrainë

Kremlini njoftoi se Vladimir Putin ka pasur një bisedë të gjatë telefonike më Presidentin e Bashkimit Europian, Charles Michel. Sipas njoftimit, Michel e ka njohur Putinin me temat e diskutimit me udhëheqësit ukrainas gjatë vizitës së tij të fundit në Kiev.

Ndërkohë, Vladimir Putin ka shprehur, sipas tij, shqetësimin se shumë zyrtarë të BE-së po nxisin edhe më tej luftën në Ukrainë.

“Putin pati vërejtje për deklaratat e papërgjegjshme të zyrtarëve të BE-së për nevojën e zgjidhjes së situatës në Ukrainë me forcën e armëve dhe neglizhencën e tyre ndaj krimeve të shumta të luftës të agjencive të sigurisë ukrainase. U vu në dukje se Brukseli mund të ndikojë tek autoritetet e Kievit, duke i detyruar ata të ndalojnë granatimet masive të zonave të banuara në Donbass dhe të përmbahen nga shkelje të tjera të vrazhda të ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në njoftim.

Kremlini akuzon shumicën e vendeve të të BE-së se po ndërmarrin veprime që provokojnë rusofobinë e hapur, e cila shfaqet në sferën kulturore, humanitare dhe sportive.


Video