Zvicra heq kufizimet e Covid për hyrjet në vend

22 April 2022, 08:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zvicra heq kufizimet e Covid për hyrjet në vend

Udhëtarët nga jashtë së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër ose të aplikojnë sërish për vizë, sipas kushteve para pandemisë.

Më 2 maj do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vite më parë, për shkak të koronavirusit.

Kështu, sipas një njoftimi në twitter të bërë në mbrëmjen e të enjtes nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), duke filluar nga e hëna e 2 majit, do të zbatohen sërish kriteret normale për udhëtime në Zvicër. 

Megjithatë, një numër vendesh jashtë zonës Shengen dhe Evropës janë ende të listuara si vende me rrezik nga SEM.

Jo të gjithë të huajt që duan të shkojnë nga këto vende për të qëndruar deri në tre muaj në Zvicër pa leje, mund ta bëjnë këtë për momentin. Kjo vlen, për shembull, për turistët dhe njerëzit që kërkojnë një punë.

 


Video