Liderët e Gjermanisë, Spanjës dhe Portugalisë u bëjnë thirrje francezëve të votojnë për Macron

21 April 2022, 20:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liderët e Gjermanisë, Spanjës dhe Portugalisë u
Emmanuel Macron

Udhëheqësit e qendrës së majtë të Gjermanisë, Spanjës dhe Portugalisë u kërkuan votuesve francezë që të rizgjedhin presidentin Emmanuel Macron për pesë vjet të tjera, në votimet për balotazhin e së dielës.

Macron, shihet si favorit në garën kundër rivales së tij të ekstremit të djathtë dhe euroskeptike, Marine Le Pen, e cila ka mbajtur lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez dhe kryeministri portugez António Costa u përpoqën të bënin dallimet midis ideologjisë së Le Pen dhe Putinit.

Ata thanë se zgjedhjet në Francë, një vend që ndihmon në përcaktimin e axhendës së politikës së Bashkimit Evropian, ishin kritike për pjesën tjetër të Evropës.

“Francezët po bëjnë një zgjedhje midis një presidenti aktual që vlerëson demokracinë, sovranitetin, lirinë dhe ligjin e së drejtës, dhe një nacionalisteje që mban anën e liderëve autokratikë si Putini”, shkruan ata në një letër të përbashkët për Le Monde.

“Sulmi ndaj Ukrainës i urdhëruar nga Putini ka zgjuar kujtimet e kohëve më të errëta të Evropës”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Kjo është arsyeja pse raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze nuk mund të jetë një zgjedhje e zakonshme për ne. Zgjedhja me të cilën përballet populli francez është kritike, për Francën dhe për secilin prej nesh në Evropë”, shkruan ata.

“Është zgjedhja midis një kandidati demokrat, i cili beson se forca e Francës do të zgjerohet përmes një BE-je të fuqishme dhe autonome, dhe një kandidateje të ekstremit të djathtë, e cila haptazi mban anën e atyre që sulmojnë lirinë dhe demokracinë tonë, vlera të bazuara në idetë franceze të iluminizmit”, sipas liderëve.


Video