Është Putin i sëmurë? Pamjet e ditëve të fundit që ngrenë dyshimet se vuan nga Parkinson (video)

22 April 2022, 12:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Është Putin i sëmurë? Pamjet e ditëve të fundit
Vladimir Putin

Së fundmi janë publikuar disa imazhe që përforcojnë mundësinë që Vladimir Putin të jetë i sëmurë.

Presidenti rus ka dalë rrallë herë në publik që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Ditët e fundit ai është parë në një takim me ministrin e tij të mbrojtjes, Serguei Shoigú, ku ka mbajtur një pozicion të pazakontë të trupit.

Sipas Kremlinit ata u takuan për të diskutuar strategjinë ushtarake të Rusisë në Mariupol.

Parkinson?

Në pamjet e transmetuara shihet se si dora e tij shtrëngon cepin e tavolinës për rreth 15 minuta.

Duke e parë më konkretisht, duket se ai e ka të vështirë të mbajë të palëvizur gishtin e madh që ndodhet sipër tavolinës.

Situata ka bërë që disa analistë të spekulojnë se Vladimir Putin mund të vuajë nga sëmundja e Parkinsonit.

Nuk është hera e parë që përflitet se Putini mund të vuajë nga kjo sëmundje. 

Vëzhguesit që studiuan pamjet vunë re se këmbët janë në lëvizje të vazhdueshme dhe duket se presidenti rus ka dhimbje teksa kapte krahun e karriges.


Video