Do krijojë korridor me Krimenë, Rusia synon të kontrollojë Donbasin dhe Ukrainën jugore

22 April 2022, 14:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do krijojë korridor me Krimenë, Rusia synon të kontrollojë
Lufta në Ukrainë

Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore si pjesë e fazës së dytë të operacionit të saj ushtarak në vend, ka thënë një komandant i lartë ushtarak rus.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan gjeneralmajor Rustam Minnekayev, zëvendës komandant i qarkut ushtarak qendror të Rusisë, të ketë thënë se Moska gjithashtu planifikon të krijojë një korridor tokësor midis Krimesë, të cilën e aneksoi në 2014, dhe rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore.

Ai citohet të ketë thënë: “Që nga fillimi i fazës së dytë të operacionit special, i cili tashmë ka filluar vetëm dy ditë më parë, një nga detyrat e ushtrisë ruse është të vendosë kontrollin e plotë mbi Donbasin dhe Ukrainën jugore. Kjo do të sigurojë një korridor tokësor për në Krime, si dhe të ndikojë shumw në ekonominë ukrainase.”

Minnekayev shtoi se kontrolli i Ukrainës jugore do t’i jepte gjithashtu qasje në Transnistria – një pjesë e shkëputur e Moldavisë ku trupat ruse janë vendosur tashmë. Transnistria është pjesë e Moldavisë, por udhëhiqet nga një qeveri pro ruse. 

Do krijojë korridor me Krimenë, Rusia synon të kontrollojë


Video