Ndodh dhe kështu! Qytetari nga Durrësi bën tatuazh Edi Ramën

26 June 2022, 22:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Ndodh dhe kështu! Qytetari nga Durrësi bën tatuazh Edi Ramën
Trupi me tatuazhin

Një qytetar nga Durrësi, identiteti i të cilit nuk dihet, ka shpërndarë kudo në rrjet fotot me tatuazhin më të fundit të realizuar në trupin e tij.

Në shpinën e tij, qytetari ka vendosur të bëjë tatuazh fytyrën e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Nuk dihet ende se çfarë e lidh këtë person me kryeministrin, por mund të jetë kjo një formë për të treguar admirimin që qytetari ka ndaj Ramës.

Procesi i kryerjes së këtij tatuazhi në përmasa të konsiderueshme ka zgjatur afro 10 ditë.

 



Video