Gjoksi i madh e ka bërë Armina Mevlanin me dhimbje shpine dhe skoliozë (FOTO)

26 June 2022, 18:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjoksi i madh e ka bërë Armina Mevlanin me dhimbje shpine dhe
Armina Mevlani

Armina Mevlani është një nga vajzat më të komentuara të showbizit për linjat e saj trupore, por edhe për lidhjen disavjeçare me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin, të cilën nuk e kanë konkretizuar ende në martesë.

Gjithashtu, blogerja është dhe mjaft aktive në rrjetet social dhe së fundmi ka realizuar një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram, ku u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme.

Mes të tjerash dikush e ka pyetur blogeren: “A të bezdis gjoksi i madh se unë e kam pasur kompleks këtë pjesë?” Armina jo vetëm që nuk ka hezituar të përgjigjet por ka zbuluar edhe se i ka krijuar skoliozë dhe dhimbje shpine.

Në përgjigjen e saj shkruan: “Siç ka të mira në disa aspekt ka shumë anë negative. Tek veshjet duhet të jesh shumë e kujdesshme për të mos u dukur vulgare. Por bezdisja kryesore është se më ka shkaktuar skoliozë dhe dhimbje shpine.”

Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj, gjë që e bë atë të duket në formën “S” ose “C” që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”.



Video