Në ditët e fundit të zhtatzënisë, Arbana Osmani fotografohet me barkun e rrumbullakosur në mes të Tiranës

26 June 2022, 16:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në ditët e fundit të zhtatzënisë, Arbana Osmani
Arbana Osmani

Ky mund të quhet pa frikë viti i Arbana Osmanit. Pasi përmbylli një vit të suksesshëm në krye të “Big Brother VIP”, moderatorja po shijon fundit e shtatzanisë. Por duhet thënë se ndonëse në fund të pritjes së ëmbël, prezantuesja nuk e ka ulur ritmin.

Pasi kreu disa udhëtime cep e më cep botës, ajo është rikthyer në Tiranë, ku kalon ditët mes angazhimeve dhe pritjes së ëmbël. Panorama Plus ka publikuar disa foto, në një nga daljet e saj të rralla jashtë formati që jemi mësuar ta shikojmë në rrjetet sociale, apo në televizion. Kjo është një ditë normale e Arbanës, ku së bashku me mamanë e saj, ka qenë duke ecur në rrugët e Tiranës.

Megjithatë, edhe shumë normale nuk duket, pasi ajo që duhet të ishte një shëtitje e thjeshtë, është shndërruar në një ecje të shpejtë dhe shkak për këtë u bë shiu i papritur që filloi. Ashtu siç duket edhe në këto foto, Arbana dhe e ëma e saj janë lagur në shi, teksa nxitonin hapat. Megjithatë nuk duket një situatë dramatike, pasi pak shi që ra nuk e ndërpreu aktivitetin e dy zonjave në Tiranë.

Kujtojmë se përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, prezantuesja ka tentuar që ta fshehë barkun në daljet e saj si në rrjete sociale, ashtu edhe në media. Ndonëse deklaroi që në natën finale të “Big Brother” se ishte në pritje të ëmbël, Arbana ka preferuar që të jetë aktive në rrjet, por pa e vënë fokusin te barku i saj i rrumbullakosur. Në fotot e shumta që publikon nga e përditshmja e saj, ajo është kujdesur që mos ta ekspozojë barkun.

Por këto foto na sjellin ndoshta imazhet e saj të fundit, para se të vijë në jetë vajza e parë e saj dhe e regjisorit, Eduart Grishaj.

 



Video