Monika Lubonjat njihet si një të paktat aktore pa komplekse, duke folur pa doreza, teksa për moshën që ka, linjat trupore ia kanë zili edhe vajzat e reja.
Së fundmi, Monika ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit përmes InstaStory-t duke zbuluar shumëçka nga jeta personale. Nëse të tjerë do t’i shmangnin pyetjet rreth seksit, Monika ka zgjedhur t’ju përgjigjet në mënyrë shumë sportive.
“A të pëlqen seksi i mëngjesit apo në dark,”– pyet një ndjekës.
Monika nuk ka zgjedhur asnjërën nga alternativat duke u shprehur: “Në drekë.”
Mesa duket ky bashkëbisedim i është kushtuar pyetjeve provokuese.
“Si i mban linjat kaq seksi, ushqehesh shëndetshëm apo bën seks rregullisht,”-shkruan një tjetër fans i aktores.
Nëse mendoni se Monika e ka anashkaluar këtë pyetje, gaboheni.
“Bëj seks të shëndetshëm dhe pak ushqim,”-është shprehur pa hezituar Lubonja.