
Shakira ka zgjedhur Amerikën për të rinisur nga e para jetën, pas ndarjes me Pique. Çifti ka zgjidhur përkohësisht përplasjen për kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa ndarja me futbollistin nuk është e vetmja arsye që e riktheu përtej oqeanit këngëtaren kolumbiane.
Ndaj Shakirës ka një proces gjyqësor të nisur nga autoritetet spanjolle që e akuzojnë për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal.
Procesi është në vijim e sipër dhe nëse këngëtarja shpallet fajtore sipas akuzave të ngritura nga hetuesit, atëherë ajo rrezikon mbi 8 vite burg dhe një gjobë të majme mbi 24 mln euro.
Këngëtarja, e cila ka shitur më shumë se 80 milionë disqe në mbarë botën me hite të tilla si "Hips Don't Lie" refuzoi një marrëveshjeje nga zyra e prokurorit për mbylljen e çështjes.
Ajo akuzohet se nuk ka paguar taksat midis 2012 dhe 2014, periudhë në të cilën Shakira thotë se nuk ka jetuar në Spanjë.
Prokuroria pretendon se Shakira ishte rezidente në Spanjë midis 2012 dhe 2014 dhe në maj 2012 bleu një shtëpi në Barcelonë, e cila u bë një shtëpi familjare për veten, partnerin e saj dhe djalin e tyre të lindur në Spanjë në 2013.
Prokuroria kërkoi një dënim me tetë vjet burg dhe një gjobë prej më shumë se 23 milionë euro nëse ajo shpallet fajtore.