Ribashkohet pas shumë vitesh grupi i njohur “Spirit Voice”

14 August 2022, 11:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ribashkohet pas shumë vitesh grupi i njohur “Spirit Voice”
Rikthimi i vajzave të famshme që ruajnë miqësinë pas suksesit në muzikë

Ato që shihni në foto janë 3 vajzat më të famshme në fund të viteve 90. Grupi i njohur “Spirit Voice” ishte në kulmin e vet për disa vite, derisa vajza vendosën të ndaheshin.

Rrugëtimi i tyre vijoi në drejtime të ndryshme, ku ndër to vetëm Soni Malaj e vijoi angazhimin e saj në muzikë. Elia Zaharia u angazhua në aktrim dhe të gjithë e njohin edhe për martesën e saj me trashëgimtarin e fronit, Princ Leka.

Nga ana tjetër Dorina Tiko u largua nga Shqipëria ku dhe jeton e punon prej vitesh. Por si vetë vajzat e kanë thënë e kanë ruajtur miqësinë e tyre dhe takohen sa herë i jepet mundësia.

Ky është një ndër ato takimet, ku vajzat kanë zgjuar edhe njëherë nostalgjinë e atyre viteve. Ndonëse nuk kanë asnjë projekt për t’u rikthyer në skenën muzikore të trija së bashku, vajzat kanë një miqësi që i bën bashkë çdo herë që munden.


Video