Humoristët po kthehen në 'oligarkë', Ermal Mamaqi del pronar i “Liqenit të Xhemës” në Valbonë (Video)

13 August 2022, 16:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Humoristët po kthehen në 'oligarkë', Ermal Mamaqi del

JOQ shkruan se humoristi Ermal Mamaqi, po bën lekë duke motivuar qytetarët se si të ecin përpara, duket se paska dalë edhe pronari i “liqenit të Xhemës” në Valbonë.

Siipas JOQ, ai ka marrë një grup njerëzish, të cilët janë afruar pranë liqenit të Xhemës dhe ka filluar trajnimin e tij, duke ndaluar qytetarët e tjerë që të afrohen.

Sipas një qytetari, i cili ka dashur të vizitojë këtë bukuri natyrore, pa qenë me grupin e humoristit pasanik, vendi po ruhet me security. Këta të fundit, për pak janë përplasur fizikisht me qytetarët që kanë dashur të vizitojnë liqenin e Xhemës.

Liqeni i Xhemës, është një nga vendet më të vizituara gjatë turit në Valbonë, por këtë herë, miku i Rilindjes, Mamaqi, i ka vënë kufirin tek thana qytetarëve të thjeshtë dhe po motivon klientët e tij, të cilët sipas tij, japin shuma të konsiderueshme parash për të dëgjuar motivimin shakator.


Video