Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Unikkatil, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka, konsiderohet si një nga reperët më të suksesshëm shqiptar të të gjitha kohërave.
Artisti që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vjen edhe në Kosovë dhe Shqipëri, gjithsesi në jetën e tij i ka patur shumë të pakta daljet televizive.
Por në edicionin e fundit të Era Verë, atë pjesë të emisionit e bëri avokati i njohur nga Prishtina, Arianit Koci. I ftuar bashkë me bashkëshorten ata u vunë përball një sfide për të telefonuar dikë live dhe zgjodhën Viktor Palokën.
Reperi tregoi se është duke punuar me një këngë të re që do e nxjerrë në treg shumë shpejt, por pa zbuluar më shumë detaje mbi të.