'Me këmbë të fashuar dhe….'/ Hëngri plumb nga e dashura se ishte “King”, publikohet fotoja e parë e Vali Corleones

13 August 2022, 15:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Me këmbë të fashuar dhe….'/ Hëngri plumb

Është publikuar fotoja e parë e Vali Corleones pas plagosjes me armë nga bashkëjetuesja e tij 22-vjeçare.

Fotoja e publikuar nga “Lajmi.net” tregon Valentino Corleonen me këmbë të fashuar, teksa shoqërohet nga një person tjetër.  Nga fotoja duket se Corleone ndodhet në shtëpi, teksa është i ulur në një karrige duke pozuar për foto.

Vali u plagos me armë zjarri nga një 22- vjeçare në banesën kur ata bashkëjetonin. Pasi bashkëjetuesja e plagosi me armë, ai shkoi në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Drejtori i spitalit, Ukshin Ismajli, tha se ai kishte marrë plagë në këmbë. Ndërkohë, bashkëjetuesja e tij është në paraburgim dhe rasti në polici është hapur si “Vrasje në tentativë”.


Video