Luana Vjollca prej disa ditësh ndodhet me pushime në Siçili të Italisë.
Mirëpo, këto pushime moderatorja nuk po i kalon vetëm. Bashkë me të ndodhet dhe motra e saj Marina Vjollca dhe kunati i saj Getoar Selimi, i njohur me emrin e artit si Ghetto Geasy.
Dy motrat Vjollca kanë qenë shumë aktive në rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve, duke postuar foto të ndryshme nga pushimet.
Së fundmi, Luana ka postuar disa foto me kunatin e saj, reperin Ghetto Geasy, bashkëshorti i Marinës. "Kunetërit" shkruan shkurtimisht Luana krahas fotove.
Gjithashtu, ajo nuk ka kursyer për ndjekësit as fotot me bikini ku ekspozon format e saj seksi. Dy motrata Vjollca kanë publikuar dhe foto së bashku, teksa Marina edhe me bashkëshortin e saj.
Mbi të gjitha duket se moderatoret po kënaqen shumë në këtë udhëtim edhe pse në një moment koha nuk ka mbajtur dhe i ka zënë shiu.