Leximi i buzëve: Çfarë i tha Kate princit Louis në videon që u bë virale?

8 June 2022, 21:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Leximi i buzëve: Çfarë i tha Kate princit Louis në videon
Çfarë i tha Kate princit Louis në videon që u bë virale

Ceremonitë festive për Jubileun e Platintë mbretëreshës Elisabeta mbaruan, por njerëzit nuk harrojnë dot princin Louis dhe gjestet e tij komike. TikTok-u, Instagrami dhe çdo rrjet tjetër social i mundshëm është i mbushur me foto/video të tij dhe dukeshës Kate, e cila e sikletosur përpiqej ta qetësonte vogëlushin e pabindur.

Princi Louis pati disa momente virale, por ai më i famshmi ishte momenti me të ëmën, Kate Middleton të cilën refuzonte ta dëgjonte edhe pse e bëri këtë në mënyrën më të adhurueshme të mundshme. Nga ana tjetër, Dukesha diçka i thoshte 4-vjeçarit dhe njerëzit (në veçanti mamatë) janë kureshtarë të dinë çfarë!

Sipas ekspertëve të leximit të buzëve, thotë se në një çast Kate i thotë të birit: "ti duhet të ulesh". Përgjigja e princit, si e çdo 4-vjeçari tjetër ishte "s'dua!" E ndërsa në momentin kur Louis vendos duart mbi fytyrën e të ëmës, Kate dëgjohet të thotë: "Të thashë mos luaj me duar, shiko aty! Mjaft e bëre këtë!"- kur Louis vazhdonte me mimikat e tij.

Nuk është e thjeshtë të menaxhosh një situatë si kjo aq më tepër në kushte të pazakonta (kur je Dukeshë), por në fund të ditës Kate zgjodhi fjalët që do të zgjidhte çdo mama!

 


Video