FOTO/ Butrint Imeri “kapet mat” me vajzën seksi të showbizit

8 June 2022, 20:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Butrint Imeri “kapet mat” me vajzën seksi të
Butrin Imeri

Këngëtari Butrint Imeri tërheq shpesh herë vëmendjen e mediave rozë për lidhjet romantike me vajza të njohura të showbizit shqiptar. Së fundmi, po aludohet se ai është në një lidhje romantike me aktoren Olta Beqiri dhe duket se tashmë nuk ka më dyshime.

Së fundmi, faqja në Instagram “Vipat e Bllokut” ka publikuar disa foto të Butrintit dhe Oltës, ku shfaqen pranë njëri-tjetrit. Madje, në një prej imazheve këngëtari i ka hedhur krahun në qafë bukuroshes.

Gjithsesi, dyshja nuk e ka konfirmuar publikisht romacën e tyre deri tani, por duket se fotot flasin vetë. Kujtojmë që Olta është një nga vajzat e famshme shqiptare më të ndjekura në Instagram. Ajo komentohet shumë për linjat perfekte trupore.



Video