"Nga ndarja me prindërit kur ishte 3-vjeç, tek pronat e trashëguara në Greqi", jeta e panjohur e Viktor Zhustit

8 June 2022, 10:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nga ndarja me prindërit kur ishte 3-vjeç, tek pronat e
Viktor Zhusti

Ben Blushi përmes një publikimi në Facebook ka zbuluar të panjohurat  e jetës së aktorit Viktor Zhusti.

Zhusti në bisedë i tregon Blushit se si u nda nga prindërit në moshën 3 vjeçare për tu ritakuar pas shumë vitesh.

Ai thotë se nëna  e tij ka qenë greke dhe ka trashëguar nga ajo një shtëpi në ishullin Evia në Greqi.

“E di që me Bert Ndrenikën kemi qenë në një klasë?

Nuk e dija, i thashë, e fotografova para një muaji

Është dembelosur, i them gjithmonë hajde te shtëpia ime në Greqi, pimë verë, gjuajmë peshk, e kemi detin 20 metra

Pse ke shtëpi në Greqi?

Kam në Evia, është ishulli më i madh grek, pas Kretës,

Epo ndoshta prandaj nuk vjen Bert Ndrenika se ishulli i tij Korfuzi, është më i vogël se Evia, e ke kompleksuar, thashë unë

Jo mo mezi lëviz ai, tha Viktori, kështu ka qenë gjithnjë

A e di që Bill Gates po blen një ishull në Evia?

E kam dëgjuar. Nëse e takoj do ti flas mirë për ty, ta rregulloj ti bësh ca foto

Kujdes me Bill Gates, Viktor, thonë që ai ka formulën e rinisë së përjetshme, mbase ta jep dhe ty

Nuk besoj se ka gjë, ai ka më shumë rrudha se unë

Po çne shtëpi në Greqi, e pyeta

Mamaja ime ishte greke, unë trashëgova shtepinë e saj duke humbur pronat e babait

Po pse mamaja me babain nuk kishin të njëjtat prona?

U ndanë kur linda unë në Greqi, në 1942, tha Viktori

Ke lindur në Greqi dhe si përfundove në Shqipëri?

Prindërit u divorcuan dhe babai për tu hakmarrë ndaj mamasë me dërgon në 1945 në Korçë te vëllai i tij, isha afro 3 tre vjeç

Si të dërgoi në Korçë pa lejen e mamasë?

Një muaj pasi unë erdha në Korçë në Prill 1945 kufinjtë u mbyllën dhe unë mbeta te xhaxhai që më rriti, ndërsa prindërit mbetën në Greqi

Çfarë fati i keq, thashë unë, po i gjete më vonë prindërit?

Me babain kam folur vetëm në telefon në 1976, ishte në Amerikë, i mbaj mend vetëm zërin, fliste si Fan Noli, më thoshte Djalli im i dashur si je, dhe unë i thosha, Të lumtë baba nga e kuptove që unë jam një Djall?

Po me nënën?

Shkova e takova në 1983 në Athinë. Sa më pa më njohu nga sytë

Dhe more pronën e saj në ishull?

Ajo ishte martuar dhe unë ia bleva pjesën tjetër të shtëpisë dy motrave të mia, që mamaja kishte nga një martesë tjetër.

Po nga babai ishe i pasur?

Nga pasuria e trashëguar e babait kam marrë deri vonë 400 dollarë në muaj derisa qeveria e Tsipras na i preu

E ke votuar Tsipras?

Si ta votoja, më hoqi paratë e babait, bashkë më pensionin e homogjenitit

Pra si përfundim çfarë more nga pronat e babait?

Asgjë nuk mora. Ai ia la të gjitha gruas së dytë, njerkës sime dhe ajo nuk më la asgjë nga inati që unë u bashkova me mamanë time.”, rrëfen Viktor Zhusti në bisedën e tij me Ben Blushin.

 


Video