Zbardhet dëshmia e Noizyt pasi i shpërthyen lokalin, çfarë tha për Cllevion

8 June 2022, 08:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbardhet dëshmia e Noizyt pasi i shpërthyen lokalin, çfarë

Reperit të njohur Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vendos tritol në ambientet e lokalit të tij.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 4.24 minuta në një butik të marrë me qira që rezulton në emër të babait të Noizyt.

Sipas News24 në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se "ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr pardje". Në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

Zbardhet dëshmia e Noizyt pasi i shpërthyen lokalin, çfarë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka  shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

 

 


Video