
Alban Ramosaj ka përgënjeshtruar audion e publikuar ditën e sotme, ku thuhej se nëse do të ishte ai në Eurovision në vend të Ronela Hajatit, jo vetëm që do kishte kaluar në finale, por do e “kishte kall krejt”.
“Çkemi, më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë nga Eurovizioni. Nga ana tjetër po të isha unë në Eurovision, jo vetëm finalen por edhe gjysmë finalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën.”, thuhej në audio.
Sipas Ramosaj, kjo është e rremë dhe nuk është aspak e vërtetë që këngëtari të ketë thënë diçka të tillë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alban Ramosaj shprehet se nuk ka pasur asnjë reagim për rezultatin e Ronelës dhe paralajmëron padi për audion që po qarkullon prej disa orësh në rrjet.
“Si duket qenkan disa individë që po tentojnë të më dëmtojnë imazhin duke shpifur opinione në emrin tim madje dhe duke imituar zërin tim publikisht. Janë deklarata të shpifura, të publikuara pa etikë dhe që vijnë nga një komplot i udhëhequr nga individë të dështuar e të frustruar. Njoftoj se nuk kam asnjë lidhje me këtë sjellje të mjerë që vjen nga shpirtra të dëshpëruar dhe nuk përputhet me standardet e mia. Opinionet, mendimet dhe njoftimet e mia publikohen në llogarinë time zyrtare dhe unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi për asnjë publikim jashtë llogarive të mia zyrtare të mediave sociale. Fat i vështirë për haters-at. Grupi im ligjor është njoftuar për këtë situatën dhe po punojnë që të zbulojnë individët të cilët do përballen me çfarë ju takon me meritë”, shprehet ai
