Enca del në mbrojtje të Ronelës: Më në fund prezantohemi me një këngë siç duhet

11 May 2022, 13:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Enca del në mbrojtje të Ronelës: Më në fund

Ronela Hajati nuk arriti që të çonte Shqipërinë në finalen e Eurovision 2022. Kaq mjaftoi që shqiptarët të ndaheshin në dy pjesë, ata të cilët e shajnë dhe ata të cilët e suprotojnë këngëtaren.

Së fundmi ka qenë këngëtarja Enca e cila teksa ka shkëputur një pjesë nga performanca e Ronelës mbrëmjen e djeshme në Torino duke e vlerësuar me pikët maksimale.

Sipas Encës, kënga e Ronelës ishte ajo që i duhet Eurovisionit, teksa i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të vlerësojnë artistët e muzikës moderne para se të jetë vonë.

“Më në fund prezantohemi me një këngë sic duhet në eurovision. Le t'i vlerësojmë artistet tona të muzikës moderne, para se duan të zhduken nga Shqipëria dhe toksiciteti këtu. Ronela Hajati realisht e ke myt”, shkruan Enca.


Video