Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Ronela Hajati nuk ka mundur të kualifikohet në finale, me gjithë angazhimin në skenës e Torinos, Itali ku mbahet këtë vit Eurosong. Ronela Hajati ishte këngëtarja që hapin natën e parë të këtij festivali me këngën e saj “Sekret”.
Regjisori Kastriot Çipi ka reaguar ashpër ndaj performancë së këngëtares Ronela Hajati mbrëmjen e djeshme në natën gjysëmfinale të Eurovision 2022.
Teksa ka shkëptur një foto nga performanca e Ronelës, regjisori shkruan se këngëtarët i marrin duartrokitjet me zë dhe jo me trup.
“Që nuk është këngëtare, ajo e di edhe vetë. Këngëtarët i marrin duatrokitjet me zë. Me trup e me lëvizje i marrin pjeshkat. Por dikush duhet t’i thotë se nuk është as pjeshkë, e gjora. Shumë shumë, mund ta quash shalqi”, shkruan ai.