
Këngëtarja Ronela Hajati është shfaqur super entuziaste pasi performoi e para në natën e parë gjysmëfinale të Eurovizionit Ajo ka publikuar një video në Instagram ku e emocionuar fton të gjithë të votojnë numrin 1.
“Jemi Live nga Torino. Kurrë në jetën time nuk kam patur kaq emocione sa sot. Mos harroni të votoni me numrin 1 kur të hapet linja. Shqipëri deri në vdekje. Na votoni!!! Po dola në finale nuk e di çfarë do bëj. Kanë qenë emocionet më të forta në jetën time. Ju dua shumë”- shprehet Ronela teksa shfaqet pranë delegacionit shqiptar
Këngëtarja dhuroi një super performancë shpërthyese. Ajo na përfaqëson me këngën “Sekret” që në versionin përfundimtar erdhi në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
View this post on Instagram