Semi Jaupaj bie në grackën e kamerës së fshehtë si “imazh i një kompanie abazhurësh”

10 May 2022, 22:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Semi Jaupaj bie në grackën e kamerës së fshehtë si
Semi Jaupaj

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc, në rubrikën gazmore të “Kamerës së Fshehtë”, ka futur në kurth këtë herë këngëtaren Semi Jaupaj.

Për të futur në grackë Semin është bërë bashkëpunëtor i “lojës” shoku i saj i ngushtë Marsidi dhe një kompani abazhurësh, e cila kërkon ta bëjë imazh të sajin.

Semi e cila fillimisht është skeptike për këtë lloj të ri “pune”, ndryshon shumë shpejt mendim kur kupton se mund të fitojë goxha para.

Këtu nis e gjithë “malorja” e Semit, pasi punëdhënësi është një njeri mjaft i fiksuar nga Covid, aq sa në prezantimin e para mban në fytyrë dy maska kirurgjikale si dhe dorezat plastike.

Por nuk mbaron me kaq, “loja” nxehet edhe më shumë kur në skenë hyn motra “histerike” e pronarit të kompanisë.

Si do të shkojnë “punësimi” i Semit, ndiqni videon:

 


Video