Klea Huta shtatzënë për herë të dytë? Fansat janë të bindur (FOTO)

13 December 2023, 13:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Klea Huta shtatzënë për herë të dytë? Fansat

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur premiera e filmit “5 Herë Jo”, ku protagonistë kryesorë janë Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Shumë nga personazhet e njohura të showbizit shqiptar u bënë pjesë e këtij eventi. Ndër ta ishin edhe këngëtari i njohur Elgit Doda dhe bahkëshortja e tij Klea Huta.

Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto me bashkëshortin e saj nga premiera e filmit, ndërsa kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë kafe të errët të ngjeshur pas trupit.

Të shumta ishin aludimet e ndjekësve se ajo është në pritje të ëmbël, për shkak të barkut paksa të rrumbullakët.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse këngëtarja është shtatzënë apo jo, pasi dyshja nuk kanë dhënë ndonjë koment në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë që nga lidhja e tyre disa vjeçare çifti kanë një djalë, Krid.



Video