Donald Veshaj i propozon për martesë Bora Zemanit gjatë premierës së filmit (VIDEO)

12 December 2023, 21:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Veshaj i propozon për martesë Bora Zemanit gjatë
Donald Veshaj i propozon për martesë Bora Zemanit

Donald Veshaj i ka propozuar për martesë Bora Zemanit gjatë premierës së filmit “5 herë jo”.

Pikërisht në premierën e filmit të tyre të parë ku protagonistë janë ata vetë, aktori u ul në gjunjë para të gjithë të pranishmëve duke i propozuar moderatores të martohet me të.

Dyshja e kanë njoftuar më herët që vitin që vjen do të celebrojnë dashurinë me dasmë ndërsa janë treguar të rezervuar në detaje. Por kjo e sotmja nuk pritej. Donaldi kishte planifikuar ditën e sotme për t’ia bërë edhe më të veçantë propozimin Borës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Premiera e filmit “5 herë jo” po mbahet mbrëmjen e sotme në Cineplexx.

Kjo është premiera e filmit të parë të realizuar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj me regjisor Erion Bubullimën.


Video