
Festivali i Këngës në RTSH po afron, ndaj dhe kureshtja shtohet gjithmonë e më shumë. Shumë është folur këto ditë për tërheqjen nga gara të Kejsi Tolës, Samanta Karavellës dhe Sardi Strugës.
Karavella tha se u tërhoq sepse iu ndalua performanca, ndërsa Bojken Lako, një prej organizatorëve të festivalit jep këtë përgjigje:
“Tërheqja e artistëve është diçka personale. Rregullorja vjet ka qenë edhe më strikte. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kemi lejuar deri në 2 performues në skenë. Arsyet e tjera janë krejt personale. Këtë vit do të kemi 6 çmime. Nuk i japim rëndësi shoë-t, por muzikës dhe orkestrës. Duam t’i japim rëndësi tekstit dhe muzikës”.
Edhe këtë vit nuk kanë munguar aludimet për një fitues të paracaktuar të Festivalit.
Më së shumti po lakohet emri i Elsa Lilës.
“Juria ka 11 anëtarë. Si mundet që të bien dakord të gjithë anëtarët e jurisë paraprakisht për fituesin? Ato që përfliten janë thjesht lajme për portale që të klikohen”, tha Lako në emisionin “E diela jonë” në TVSH.