Edicioni i tretë i spektaklit më të komentuar në vend “Big Brother Vip Albania 3”, do të nisë më 13 janar të vitit që po vjen.
Siç e kemi parë këtë vit do të ketë ndryshime nga edicionet e kaluara, qoftë nga logo-ja apo edhe shtëpia.
Lori Hoxha ka ndarë disa pamje të shtëpisë disa herë në Instagramin e saj, ku po ndërtohet dhe nuk do të jetë njëlloj.
Ngjyra blu nuk do të jetë më mbizotëruese dhe arkitektura e shtëpisë është komplet ndryshe nga dy edicionet e kaluara.
Disa nga personazhet që janë përfolur që do të marrin pjesë janë, Olsi Bylyku, Graciano Tagani, Endrik Beba, Albi Nako, Bardhi, Arbër Salihu, Alfio Rrotani.
Është përfolur që pjesë e “BBV”, do të jetë edhe ish-partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako. Ata kanë pothuajse një vit që janë ndarë nga një marrëdhënie 5-vjeçare së bashku. Mesa duket bashkëjetesa e tyre do të rinisë sërish, e kësaj here ndryshe, të vëzhguar nga kamerat.