Maria De Filipi prezanton Kledi Kadiun në 'Amici': Do jetë moderatori i 'Sanremos' shqiptar

11 Dhjetor 2023, 20:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kledi Kadiu

Kledi Kadiu do të jetë një nga prezantuesit e festivalit të 62-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Maria De Filipi në një nga mediat me te rëndësishme italiane “Canale 5”  ka prezantuar koreografin shqiptar Kledi Kadiu, si prezantuesin e këtij viti të ngjarjes më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare Festivali i Këngës. Prezantimi u bë live në një nga emisionet më të pëlqyera për publikun italian “Amici” ku evidentohen talentët e rinj italian.

“Ky do të jetë shqiptari që do të të prezantojë këtë vit festivalin në Shqipëri. Të urojmë shumë suksese”, tha ajo.

Klejdi Kadiu do të ngjitet në skenën e festivalit më të madh shqiptar për herë të parë si prezantues dhe kjo sigurisht që shënon një risi në mënyrën sesi do të vijë festivali i 62-të i këngës, mbushur me surpriza përtej performancave të jashtëzakonshme të kompozitorëve dhe këngëtarëve të përzgjedhur. Në skenë me Kadiun për të prezantuar përflitet se do të ngjiten dhe 3 moderatorë të tjerë. Festivali i 62 në RTSH, mbahet nga dt 19- 22 Dhjetor. 

Video