VIDEO/ A është ky një reagim i Sarës ndaj lajmeve se është ndarë nga Ledri?

11 Dhjetor 2023, 19:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-partnerja e Ledri Vula, Sara Hoxha ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se është ndarë nga këngëtari, të cila prej kohësh ka qenë një ndër temat më të përfolura në median rozë.

Së fundmi ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në TikTok, ku iu ka kërkuar të gjithë komentuesve që të largohen nga proflili i saj.

“Unë kur lexoj disa komente”- ka shkruar Sara krahas videos, ndërsa të shumta ishin pyetjet nga ndjekësit kuriozë për të ditur nëse lajmet janë të vërteta apo jo.

Ndonëse prej disa javësh të shumta ishin lajmet se çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe e vetmja gjë që i mban të lidhur është vajza e tyre, Poem Blu, ata kanë vendisur që të heshtin duke mos konfirmuar ndarjen apo dhënë detaje se çfarë ka ndodhur.

Ishte menaxheri i këngëtarit Faton Shoshi ai që konfirmoi zërat për ndarjen e dyshes për “Prive” e më pas miqtë e Ledrit.

Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan, duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.

Pas ndarjes Sara së bashku me të bijën u larguan nga shtëpia e Ledrit dhe udhëtuan drejt Gjermanisë aty ku jetojnë edhe prindërit e saj.

Para pak kohësh influencerja u rikthye sërish në Shqipëri për tu fokusuar në karrierën e saj dhe në disa projekte në fushën e modës, ndërsa të shumta kanë qenë edhe kujat që ish-çifti i kanë hedhur njëri-tjetrit përmes postimeve në rrjetet sociale.

Megjithatë vendimi që të heshtin për ndarjen e tyre, mesa duket Ledri dhe Sara e kanë marrë shumë seriozisht, duke nxituar akoma më shumë kureshtjen e publikut se çfarë ka ndodhur mes tyre.

 

Video