
Mbrëmjen e djeshme u mbajt në në Cineplexx premirera e filmit “5 herë JO”, ku protagonistët kryesorë janë Donald Veshaj dhe Bora Zemani.
Çifi dhanë një intervistë teksa po kalonin në tapetin e kuq, ku ndanë emocionet e tyre me publikun dhe zbuluan detaje të reja nga jeta personale.
E teksa dyshja u pyetën nga gazetari Eni Shehu se kush gatuan dhe i lan enët në shtëpinë e tyre, Donaldi tha se asnjëri.
Pjesë nga intervista
Donaldi: Fillim i mbarë. Akoma nuk jemi përshëndetur me njerëzit, më duket sikur nuk jemi ne arsyeja që ata njerëz janë këtu. Po më bëhet qejfi
Eni: Si e keni ndarë detyrat e shtëpisë kush lanë enët? Kush gatuan?
Donaldi: Askush. Nuk gatuajmë, nuk bëjmë as pis
Eni: Kush bën më shumë surpriza?
Donaldi: Të dy, ne kemi rradhë
Eni: Surpriza e fundit që të ka bërë Bora?
Donaldi: Më ka bërë një aparat dhe unë jam i apasionuar pas fotografisë
Eni: Kush vonohet më shumë para pasqyrës
Bora: Unë kam më shumë punë për t’u bërë gati
Eni: Zënka më shpesh dhe kush mban më shumë inat?
Donaldi: Zënka të vogla
Eni: Kush thotë i pari më fal?
Donaldi: Nuk e kemi këtë, kuptohemi me sy
Eni: Kush heq dorë nga egoizmi i vet për të mirën e marrëdhënies?
Donaldi: Te dy e kemi bërë
Eni: Kush sjell më shumë lek në shtëpi?
Donaldi: Ne jemi një motor i fuqishëm me 2 pistona
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Donaldi i propozoi për martesë Borës dhe kjo e fundit i tha “Po”, ndërsa në këtë moment kaq të rëndësishëm për dyshen i parnishëm ishte edhe djali i moderatores nga lidhja e mëparshme, Arbori.