
Të shumtë ishin ata që vendosën në dyshim dashurinë e Heidi Baçit dhe Romeo Veshajt, si banorët e BBV, ashtu edhe ndjekësit jashtë shtëpisë që ishin skeptikë për lidhjen e tyre.
Por çifti kanë treguar se janë shumë të dashuruar dhe shfaqen në çdo moment së bashku.
Dyshja, pas përfundimit të BBV, udhëtuan drejt jugut ku pushuan së bashku dhe më pas udhëtuan drejt Italisë, ku edhe jetonte Heidi Baçi, e cila mësohet se është zhvendosur në Shqipëri për të bashkëjetuar me Romeon.
Gjithashtu, ajo e shoqëron partnerin e saj edhe në koncerte, ndërsa së fundmi ka publikuar disa foto së bashku ku shpreh dashurinë ndaj aktorit.
Heidi shprehet se është vajzë me fat dhe se e do shumë Romeon.
“Fillimisht duam tju falenderojm te gjitheve per gjithe dashurine qe na keni dhuruar?? Ps. Sa e dua kete Romeon, eshte Zemra ime. Jam goca me me fat ne bote ??????”, shkruan ajo krahas imazheve.