Kate Middleton do të bëjë daljen e saj të parë publike pas diagnostikimit me kancer. Në një reagim të saj në rrjetin social Instagram, Princesha e Uellsit tha se mund të jetë e pranishme në festimin për ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III.
Kate pritet me padurim nga publiku për të dalë në ballkonin e Pallatit Buckingham për urimin tradicional të mbretërve britanikë me rastin e kësaj feste.
Do të jetë ngjarja e tij e parë publike në gati shtatë muaj. Kate theksoi se gjendja e saj shëndetësore nuk e ka kaluar akoma rrezikun.
"Jam mahnitur nga të gjitha mesazhet mbështetëse dhe inkurajimi gjatë dy muajve të fundit. Kjo, me të vërtetë ka bërë ndryshimin për William dhe mua dhe na ka ndihmuar të dyve gjatë kohërave tona më të vështira. Unë po përparoj, por siç e di kushdo që bën nëpër kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Në ato ditë të këqija ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t’i dorëzoheni trupit për të pushuar. Por në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshironi të shfrytëzoni sa më shumë të ndiheni mirë. Trajtimi im është në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj. Në ditët që ndihem mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën shkollore, të kaloj kohë personale për gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë nga shtëpia. Mezi pres të marr pjesë në Paradën e Ditëlindjes së Mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj të bashkohem me disa angazhime publike gjatë verës, por po ashtu duke e ditur që nuk jam ende jashtë rrezikut. Po mësoj si të jem e duruar, sidomos me pasigurinë. Duke marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohën e nevojshme për t’u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithë ju që me kaq guxim i keni ndarë historitë tuaja me mua", shkruan Kate Middeleton në mesazhin e saj për publikun.
I have been blown away by all the kind messages of support and encouragement over the last couple of months. It really has made the world of difference to William and me and has helped us both through some of the harder times.
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) June 14, 2024
I am making good progress, but as anyone going… pic.twitter.com/J1jTlgwRU8