Scholz ka ditëlindjen, liderët e G7 i këndojnë këngën (VIDEO)

14 Qershor 2024, 20:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një ditëlindje në G7

Liderët e G7 i kanë kënduar këngën e ditëlindjes kancelarit gjerman Olaf Scholz disa çaste përpara nisjes së mbledhjeve në ditën e dytë të samitit.

Ishte presidenti amerikan Joe Biden ai që i mblodhi të gjithë për t’i kënduar kancelarit “shumë urime për ty”.

“Është traditë e familjes Biden, duhet të këndosh shumë urime për ty, në ditën e ditëlindjes,” tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Liderët, mes të cilëve, kryeministrja Giorgia Meloni, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau iu bashkuan këngës.

Dhe, kancelari gjerman dukej tejet i lumtur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olaf Scholz (@bundeskanzler)

Mesnatën e djeshme, Scholz, i cili u shoqërua në Itali nga bashkëshortja e tij Britta Ernst, e festoi ditëlindjen me ekipin e tij dhe një tortë.

Java nuk nisi mirë për kancelarin gjerman – pasi zgjedhjet Parlamentare Evropiane të 9 qershorit – shënuan rezultatin më të keq të partisë së tij – në më shumë se një shekull.

Së bashku me dy partnerët e tij të koalicionit, SPD siguroi më pak se një të tretën e votave në “një rezultat fyes” që ngre pikëpyetje për të ardhmen e qeverisë së Scholz.

Pas konferencës së G7, kancelari do të udhëtojë në Zvicër për samitin e paqes në Ukrainë.

Scholz më pas do të kthehet në Berlin, ku do të përballet me duskutime rreth buxhetit federal 2025.

Video