Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka përuruar bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Përmes fondacionit të themeluar prej tij, Cana vjon të mbrojë kulturën e arbëreshëve në jug të Italisë, ku së fundmi ka ndërmarrë edhe nismën për vendosjen e bustit të Skënderbeut në fshatin Fllakunarë të Kocenzës.
“Në rrugëtimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe bindjen se bashkë jemi një gjak, një gjuhë, një besë, mbërritëm deri në Fallkunarë në qytezën arbëreshe në provincën e Kozencës për të vendosur bustin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, vepër e artistit kosovar Asim Lokaj dhe dhurim i Fondacionit “Lorik Cana 5”.

Heroi ynë kombëtar tashmë nderohet në sheshin “Scanderbeg” të Fallkunarës.
Një falënderim i veçantë për mbështetjen shkon për Ambasadore e Kosovës në Itali Znj. Lendita Haxhitasim dhe Kryetarin e Bashkisë Fallkunarë Z. Françesko Kandreva”, shkruan Cana në postimin e tij.
