FOTO/ Arbana Osmani tregon për ndjekësit portretin e vajzës së saj

27 November 2023, 11:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Arbana Osmani tregon për ndjekësit portretin e vajzës

Moderatorja Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka postuar në llogarinë e saj të Instagram disa foto nga restoranti i saj, por ajo çfarë ra në sytë e publikut ishte ajo e vajzës së saj Zoi, e cila mbante në dorë një mollë.

Për herë të parë moderatorja zbuloi imazhin e të voglës së saj për fansat e “zjarrtë’, ndërsa vërehet se Zoi ka një ngjashmëri të ëmbël me Arbanën.

Në postimin tjetër kjo e fundit ka publikuar një foto me djalin e saj të madh, Jonin në shkallët e piramidës së Tiranës.

Kujtojmë që Arbana është nënë e tre fëmijëve, Diell dhe Zoit me bashkëshortin e saj Eduard Grishaj ndërsa Joni është djali i saj nga martesa e mëparëshme.



Video