Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë mbërritur në Kosovë ditën e djeshme, pasi këngëtarja zgjodhi të festonte 33-vjetorin e saj të lindjes në atdhe.
Gjatë vizitës së tyre, ata realizuan një takim me kryeministrin Albin Kurti, gjatë së cilit bashkëshorti i Ritës tregoi përshtypjet e tij të para për Kosovën.
Ai tha se ndihet i nderuar për këtë vizitë, teksa vlerësoi energjinë dhe qëndrimin e njerëzve dhe kulturës.
“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu është shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë”, u shpreh ai.