FOTO/ Zonja e parë e Tiranës në pritje të ëmbël, ja si duket Ajola Xoxa në muajin e 7 të shtatzanisë!

15 Mars 2026, 11:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ajola Xoxa/ Erion Veliaj

Vetëm pak ditë më parë, avokati i Ajola Xoxës konfirmoi atë që prej kohësh përflitej, Ajola Xoxa është shtatzënë.

Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes, shkak është bërë procesi gjyqësor ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.

Ndërkohë që prej më shumë sesa 1 viti ajo po përballet me drejtësinë, paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë fotot e para të saj, ku dukshëm duket edhe barku i rrumbullakosur.

Nën shoqërinë e nënës së saj, Ajola është shfaqur në rrugët e Bllokut, ku duket në muajt e fundit të shtatzënisë.

Ndonëse e veshur me të errëta dhe me të gjera, si për të fshehur disi barkun, dukshëm është vënë re.

Që para se të niste kalvari i drejtësisë për çiftin Veliaj, Ajola ka zgjedhur që të ruante një profil të ulët në media, duke preferuar që edhe në shtatzëninë e parë të rrinte diskrete.

E teksa me të dytën, situata e saj, jo vetëm juridike është e komplikuar, Ajola preferon që edhe kur del në publik, ‘të kamuflojë’ disi pamjen e saj si për t’i shpëtuar syve të kureshtarëve.

Ishte avokati i Ajola Xoxës, Maksim Haxhija, ai që bëri të ditur në sallën e gjyqit se ajo nuk mund të ishte e pranishme për arsye shëndetësore. Sipas deklarimit të tij, mungesa lidhet pikërisht me shtatzëninë.

“Sipas rekomandimit të mjekut, për shkak të shtatzënisë, ajo nuk mund të paraqitet në gjykatë”, u shpreh avokati, duke sqaruar edhe arsyen e mungesës së saj në seancë.

Mësohet se Ajola është rreth muajit të 7 të shtatzënisë dhe çifti ka përdorur metodën invitro për të mbetur shtatzënë pas shumë tentativash të mëparshme të saj.

Fëmija i dytë i çiftit vjen në një moment delikat për çiftin, për shkak të zhvillimeve gjyqësore që po marrin vëmendje publike./Panorama



Video