FOTO HOT/ Ylli i showbiz-it, Kylie Jenner “tërbon” rrjetin me pozat topless!

13 Mars 2026, 12:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kylie Jenner

Ylli i showbiz-it, Kylie Jenner, ka realizuar një nga setet e saj më provokuese fotografike për numrin pranveror të revistës Vanity Fair, ku shfaqet topless e shtrirë në një shtrat, ndërsa mbulon trupin me duar.

Në kopertinë, Jenner shihet duke pirë duhan, e shoqëruar nga slogani provokues “Kylie on top”.

Në disa prej fotografive të tjera, ajo pozon plotësisht nudo, e veshur vetëm me një mantel dhe taka të larta.

Në intervistën që shoqëron setin fotografik, 28-vjeçarja, e cila është në një lidhje me aktorin e Hollywood-it Timothée Chalamet ka folur edhe për planet e saj familjare, duke pranuar se dëshiron të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen.



Video