Selin dhe Miri njihen para hyrjes në Big Brother VIP? (VIDEO)

12 March 2026, 13:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Selin dhe Miri njihen para hyrjes në Big Brother VIP? (VIDEO)

Dinamika mes Mirit dhe Selinës po merr përmasa të reja, dhe këtë herë dyshimet nuk lidhen vetëm me atë çfarë po ndodh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por me të kaluarën e tyre.

A ka mundësi që dyshja të njihej kohë para se të bëheshin pjesë e këtij reality show?

Së fundmi, në një diskutim në emisionin Breaking në “Top News”, menaxheri i VIP-ave Xhani Demika dhe ish-banori i BBVA, Armir Tola, kanë hedhur dyshime të forta se ata kanë pasur njohje të mëparshme për shkak të rretheve të tyre artistike.

Demika ka ngritur një pyetje mjaft logjike para panelit, duke u shprehur se rrugët e tyre mund të jenë kryqëzuar me kohë: “Unë kam një pyetje: Selin është 23 vjeç, është balerinë dhe ka qenë kudo pjesë e trupave të baletit. Miri vjen nga West Side (Family), është këngëtar dhe artist. Ju mendoni se Miri dhe Selin nuk njihen jashtë?”

 


Video