![](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-102-60-whatsapp-image-2025-01-15-at-201758-1736972849.jpeg)
Spiropali rishpall tenderin e Inteligjencës Artificiale, tenderi...
15 Janar, 21:58Fokus
Mbesa e presidentit të ndjerë të Irakut Saddam Hussein u rishfaq pas shumë vitesh në mërgim në një event luksoz të Cartier në Dubai.
Hareer Hussein Kamel ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga eventi luksoz duke mos i kursyer vlerësimet për produktet e shtrenjta.
Hareer Kamel ndau disa fotografi nga eventi ekstravagant për markën luksoze të bizhuterive Cartier në Emiratet e Bashkuara Arabe.
"Faleminderit për ftesën e bukur", u shpreh ajo pas eventit, në një video mes dhjetra personave “VIP”.
Pas pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, Hussein Kamel dhe nëna e saj, Raghad Hussein, fituan azil në Jordani, ku ajo ka jetuar që atëherë.
Gjatë kësaj periudhe, ajo nuk i ka kursyer lavdërimet publike për gjyshin e saj, Saddam Hussein.