Fansat të shqetësuar, “streamer”-i IShowSpeed njofton se do shkojë në Korenë e Veriut

13 May 2024, 19:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fansat të shqetësuar, “streamer”-i IShowSpeed njofton se
IShowSpeed / Kim Jong Un

“Streamer”-i i famshëm amerikan IShowSpeed, i cili aktualisht është në një “tur” në Azi, ka njoftuar se do të vizitojë edhe Korenë e Veriut.

Teksa ishte duke ecur në rrugët e Koresë së Jugut, ai njoftoi miliona ndjekësit e tij se jo vetëm që ka prerë biletën për në shtetin diktatorial, por do të realizojë edhe një “livestream” prej andej, ditën e nesërme në datën 14.

Shumë e kanë vënë në dyshim, duke marrë parasysh se sa e vështirë është të hysh në Korenë e Veriut. Por të shumtë kanë qenë edhe ata që janë shqetësuar, duke menduar se mund të hyjë në telashe në një vend strikt si Koreja e Veriut, duke patur parasysh karakterin e tij provokativ dhe humoristik.

Streameri, emri i të cilit është Darren Jason Watkins Jr., gjithashtu ka thënë se do vizitojë Filipinet një ditë më pas.


Video