Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi feston sot ditëlindjen. E lindur më 4 korrik të vitit 1994 në Prishtinë, artistja me famë botërore ka mbushur plot 28 vite jetë.
Duket se Era ka festuar ditëlindjen në një koncert, teksa ka shpërndarë disa pamje nga performanca, ku shfaqet në superformë. “28. Duke bërë ata që dua”, ka shkruar Istrefi ktahas fotove ku ekspozon trupin e saj seksi.
Era Istrefi ka marrë urime të shumta në postim, jo vetëm nga fansat e saj, por dhe nga shumë personazhe të njohur publik.
Kujtojmë se dhe një ditë më parë këngëtarja postoi disa foto provokative ku shfaqej me bikini të verdha që nuk i linin shumë vend imagjinatës, teksa një zog pushonte sipër të pasmeve të saj.