SKEMA/ Si u rrah BMT nga "miqtë" e Stresit, e ndoqën nga Italia dhe u godit nga “policia” në Mamurras (Video)

4 July 2022, 10:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKEMA/ Si u rrah BMT nga "miqtë" e Stresit, e ndoqën nga
Stresi

Vetëm një muaj kur në rrjete sociale qarkulloi me shpejtësi një video ku reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, goditi me grushte ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Pas kësaj ngjarje ka ndodhur një tjetër sherr mes reperave. Mësohet se Arkimed Lusha i njohur si Stresi ka rrahur keq një tjetër ish-anëtar të TBA-së, të njohur si BMT. Këtë ngjarje e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një story në Instagram.

“Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri,”-shkruan Stresi krahas një fotoje të përgjakur të BMT-së. Miqtë e Stresit në një video live kanë treguar skemën që kanë ndjekur për të rrahur ish-antarin e TBA-s.

Ata thonë me ironi se e ka rrahur "policia", duke ju referuar asaj që kishte thënë BMT në një videolive. "Ka qenë në avion ai dhe e kanë ndjekur pastaj e ka rrahur “policia” me shkop bejsbolli. E kena paguat një njeri i cili na ke treguar për rrugën që ka bërë ai", shprehen miqtë e Stresit. 

Pas kësaj ngjarje, Stresi ka realizuar një “live” në Instagram me Noizyn, ku ky i fundit e pyet me ironi çfarë kishe bërë sot.

“Uroj me kaq o zemra se…,”-dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it. Ndërkohë nga ana tjetër Stresi i është përgjigjur se e ka familjen më të shenjtë. “Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”-thotë Arkimedi.

Rikujtojmë se disa kohë më parë Cllevio, shoku i reperit Stresi, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Sherri mes tyre nisi pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.


Video