"Beni vritet me sniper", Cllevio tregon ofertën tunduese të Stresit për t'i nxjerrë në pritë BMT-inë (VIDEO)

4 July 2022, 15:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Beni vritet me sniper", Cllevio tregon ofertën tunduese të
BMT, Cllevio dhe Stresi

Sherri mes reperave BMT dhe Stresi është kthyer në qendër të vëmendjes, duke lënë në harresë për momentin atë mes Cllevio Serbianos dhe Noizyt.

BMT, emri i vërtet i të cilit është Arben Simoni, u dhunua pak ditë më parë nda disa shokë të reperit Stresi dhe ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Mamurrasit. U tha se shkaku i sherrit ishin sharjet dhe kërcënimet që BMT i ka bërë Stresit në rrjetet sociale, me justifikimin se nuk po e mbronte ashtu siç duhej Cllevio Serbianon dhe reperi ishte zotuar se do ta dhunonte.

Por, siç duket konflikti mes BMT dhe Stresit ka qenë më i vjetër. Cllevio Serbiano, në një bisedë me BMT në rrjetet sociale, para se të futej në qeli për herë të tretë, ka treguar se Stresi i ka bërë një ofertë tunduese.

Sipas Cllevios, Stresi i ka kërkuar që t’i nxirrte në pritë BMT dhe ai do i nxirrte një tjetër person tjetër  me të cilin Cllevio kishte konflikt. Gjithsesi, ai tregon se e ka refuzuar këtë ofertë edhe pse e ka tunduar në fillim, siç e pranon ai.

Biseda

Cllevio: Arkimnedi do më nxirrte njërin mua që ta priste në besë dhe ta merrja unë ta paketoja. Më kërkoi që të dorëzoja unë ty, kurse ai atë. Shkëmbim. Edhe i them Arkimedit unë që nuk bëhet, nuk e dua më atë unë të ma sjellësh ti, por as Benin nuk ta jap. Atë do ta kap vetë unë. Ose nëse ma sjelll, ma sill pa shkëmbim.

BMT: Beni nuk shitet. Beni nuk blihet. Beni vjen në takim tek pullë. Bëni vritet me sniper, jo se Beni vritet dorë për dore. Dorë për dorë do ikim bashkë.

Cllevio: Po aq e fortë ishte oferta sa më tundoi se doja pakon time unë. Më kupton? Po të flas hapur.


Video