Molotovë, përplasje me policinë dhe mungesë fantazie: Çfarë ndod...
7 Tetor, 21:44Fokus
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si "Stresi" ka publikuar vetëm pak orë më parë këngën e re 'Mos U Dorzo 2'.
Fjalët e tekstit të goditur duket se nuk shënjestrojnë askënd tjetër përveç Kleviol Ahmetit, ish-miku i ngushtë të Stresit.
Një konflikt që nisi pak kohë më parë, pas një miqësie gati 20 vjeçare mes tyre, duket se sot Cllevio ka marrë një përgjigje të fortë në atë që në gjuhën e Rap-it quhet "bars".
"Klyshat që rrita, tash dun më m’kafshu", dëgjohet teksa thotë këngëtari në një moment.
Kënga është pritur mirë nga fansat e Stresit, duke marrë mbi 200 mijë klikime në vetëm pak orë.